×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prizrenit shpenzon 9 mijë euro për kripë kundër borës

    Insajderi
    14 February 2017 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prizrenit afër fundit të stinës së dimrit, ka nënshkruar një kontratë prej 9 mijë e 675 euro me kompaninë Pagarusha –N, për furnizim me kripë industriale e cila shërben për shkrirjen e borës.

    Sipas njoftimit të bërë për dhënie të kontratës PZ622-17-190-5-2-1, nënshkrimi i saj pritet të bëhet me datën 20 të këtij muaji.

    Komuna e Prizrenit blerjen e kripës e ka bërë një muaj pas reshjeve të mëdha të borës të cilat shkaktuan vështirësi qarkullimi në terë Kosovë.

    prizren

    Ngjashëm ka vepruar edhe Komuna e Ferizajt e cila rreth dy javë më parë ka blerë krip dhe rërë në vlerë prej  8 mijë e 880 euro. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark