×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    “Komuniteti ndërkombëtar i ka duart me gjak” – Siriani i Helmetave të Bardha reagon për mos dërgimin e ndihmave

    Insajderi
    11 February 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismail al Abdullah i Forcës së Mbrojtjes Civile Siriane, ose Helmetat e Bardha, thotë se kanë ndaluar kërkimin për të mbijetuar nga tërmeti.

    “Ne kishim nevojë për pajisje shpëtimi që nuk erdhën kurrë”, tha Ismaili.

    Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar i ka duart me gjak, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

    Mjekët që po ndihmojnë qytetarët e Sirisë nuk kanë kohë për të folur për mos dërgimin e ndihmave nga ndërkombëtarët.

    “Ne nuk kemi staf mjekësor të mjaftueshëm në kohë normale, nuk ka rëndësi as gjatë një katastrofe,” thotë Dr Farouk Al Omar në spitalin SAMS Bab al-Hawa.

    Kur tërmeti i parë goditi Sirinë, mejkët kishin vetëm një aparat ekografie për 350 pacientë.

    “Nuk kemi fjetur për 48 orë,” shton ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark