×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hidhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut

    Insajderi
    14 June 2021 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut.

    Ky aktgjykim është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar avokati Behar Ejupi, i cili mbron Zejnulla Rexhepin, njërin prej të akuzuarave.

    “Unë sot me datë 14 qershor, 2021 kam pranuar aktgjykimin e nxjerr nga Gjykata Themelore në Prishtinë – departamenti për Krime të Rënda, ku janë aprovuar kërkesat e mbrojtëseve lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe tanimë në bazë të këtij vendimi është hudh aktakuza lidhur me pandehurit, gjegjësisht edhe me klientin tim Zejnulla Rexhepi”, ka thënë Ejupi për Insajderin.

    Theksojmë se Libur Aliu akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

    Me këtë aktvendim, nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar janë liruar edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha – Parteshi, të cilët po ashtu asokohe ishin zyrtarë në Komunën e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark