×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Konfirmohet mbajtja e UNUM Festivalit në qershor në Shqipëri

    Insajderi
    09 May 2021 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet e Shqipërisë kanë konfirmuar se sivjet do të lejohet mbajtja e Festivalit UNUM nga 3 e deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

    Në një konferencë për media, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka konfirmuar se mbajtja e festivalit do të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të respektuar masat anti-COVID.

    “Ne dhe kryeministri e kemi thënë se duam të jemi kampion të turizmit në Ballkan dhe për të qenë kampion duhet të kemi gjithsesi aktivitete si UNUM-i, i cili vjen kësaj radhe me DOKUFEST-in”, ka thënë ai.

    Organizatorët e festivalit kanë konfirmuar se deri më tani janë shitur deri në 80 për qind të biletave. Zëdhënësi i festivalit, Ardin Badiviku ka treguar se testet e shpejta do të bëhen për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit apo nuk kanë një test valid brenda 72 orëve.

    Gjatë 5 ditëve të festivalit tanimë janë të konfirmuar mbi 75 artistë ndërkombëtarë e rajonal, ndër DJ-të më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë.

    Pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe “DokuFesti” që do të shfaqë para të pranishmëve një program filmash.

    Konfirmimi për mbajtjen e festivalit vjen në ditën kur në Shqipëri u njoftua se brenda 24 orëve nuk ka pasur asnjë të shtruar në spitale nga COVID.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark