×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konsullatat dhe ambasadat me mijëra euro tejkalim të limiteve bankare, shkak mungesa e mbikqyrjes nga shefat e ministres

    Insajderi
    29 June 2022 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Kosovës kanë bërë mijëra euro tejkalime të limiteve bankare. Kjo si rezultat i mungesës së mbikëqyrjes nga menaxhmenti i Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Konsullatat në Shtutgard, Mynhen, Dyseldorf, Konsullata në Gjenevë, ishin disa nga misionet diplomatike për të cilat Auditori ka gjetur se në disa raste kanë tejkaluar edhe dyfishin e limitit deri në 180 mijë eurove.

    “Konsullta-Shtutgart në janar kishte tejkalim për 114,938€, kurse në qershor për 189,254€, Konsullta-Mynhen në janar kishte tejkalim për 79,918€, kurse në qershor për 190,906€, Konsullta – Dyseldorf në janar kishte tejkalim për 180,060€, kurse në qershor për 116,765€, dhe Konsullta-Gjenevë në janar kishte tejkalim për 67,246€ kurse në qershor për 111,413€”, thuhet në raportin e Auditorit.

    “Kjo dukuri kishte ndodhur si rezultat i mbikëqyrjes jo të mjaftueshme të shefave të MDK-ve dhe menaxhmentit të ministrisë”

    Sipas Auditorit mbajtja e mjeteve mbi limitin e lejuar bankar përveç që është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të MPJD-së mund të ndikojë që të rriten shpenzimet nëpër MDK.

    Zyra Kombëtare e Auditimit, në fund të raportit ka dhënë rekomandime për ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla.

    “Ministrja duhet të rrisë nivelin e mbikëqyrjes ndaj MDK-ve për të siguruar që kur ka tejkalojnë të limiteve të lejuara jetet të transferohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës,, në mënyrë që të evitohen potencialisht shpenzimet e paarsyetuara”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark