Vetura luksoze, qindra mijëra euro kesh, armë me dylbi e qese të tëra me dokumente financiare janë sekuestruar gjatë aksionit të madh të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku u prangosën nëntë persona të dyshuar për kontrabandë me derivate e shpëlarje parash.
Dyshimet e Gjykatës mbështeten mbi përgjime që zbuluan se si të dyshuarit modifikonin cisternat të cilat disa mbusheshin me naftë e të tjerat me ujë natyral, me qëllim që t’u shmangeshin detyrimeve doganore.
Pjesë e këtij aksioni të madh ku u bastisen dhjetar biznese ishin edhe pronat e Adem Morinës në Prizren duke konfiskuar arka fiskale dhe para kesh.
Sipas dokumentit që ka siguruar Insajderi thuhet se prokuroria ka bastisur edhe shtëpinë e Adem Morines dhe ambientet e biznesit “CINI OIL SH.P.K.” / “THERANDA HOTEL” në Prizren.
Policia bashkë me prokurorinë kanë konfiskuar:
Para dhe arkë: 740 euro para të gatshme dhe arka fiskale e kompanisë “Cini Oil”.
Dokumente dhe vula: 31 foldera dhe 2 pako me dokumente të “Cini Oil”, 7 foldera të “Cini Petrol”, 3 vula dhe kontrata qiraje.
Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 11 Pro Max, 5 USB dhe një shtëpizë kompjuteri.
Gjykata e Prishtinës më 03.07.2026 iu caktoi nga një muaj paraburgim nëntë të dyshuarve për kontrabandë më naftë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 01.07.2026.