Insajderi
Lajme

Kontrabandë me naftën/ Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e Nisret Bajrakatrit, pronarit të kompanisë së betonit “Seticommerc”

Insajderi
06 July 2026 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kontrabandë me naftën/ Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e Nisret Bajrakatrit, pronarit të kompanisë së betonit “Seticommerc”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetura luksoze, qindra mijëra euro kesh, armë me dylbi e qese të tëra me dokumente financiare janë sekuestruar gjatë aksionit të madh të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku u prangosën nëntë persona të dyshuar për kontrabandë me derivate e shpëlarje parash.

Dyshimet e Gjykatës mbështeten mbi përgjime që zbuluan se si të dyshuarit modifikonin cisternat të cilat disa mbusheshin me naftë e të tjerat me ujë natyral, me qëllim që t’u shmangeshin detyrimeve doganore.

Insajderi raporti se në pranga të organeve të rendit ka përfunduar edhe biznesmeni Nisret Bajraktari, pronar i vetëm i kompanisë së njohur nga Suhareka, “Seticommerc SH.P.K.”.

Bastisjet ndaj të pandehurit Nisret Bajraktari janë kryer në shtëpinë e tij në Suharekë dhe në dy pika të biznesit “SETI COMERC SHPK” në Zonën Industriale dhe në Shirokë:

Sipas dosjes së siguruar nga Gazeta Insajderi aty janë sekuestruar:

Dokumente biznesi: Dy fletore të betonierkës (për shitjen e betonit), 18 blloka paragona të “Seti Comerc”, fatura të shitblerjes dhe lista të stokut.

Pajisje elektronike: Një telefon Samsung S26 Ultra, tetë (8) laptopë të modelit A2337, si dhe një shtëpizë kompjuteri së bashku me kartelë memorie.

Gjykata e Prishtinës më 03.07.2026 iu caktoi nga një muaj paraburgim nëntë të dyshuarve për kontrabandë më naftë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 01.07.2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark