×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kontrollohen shkollat në Mitrovicë, konfiskohen gjashtë thika të nxënësve

    Insajderi
    18 April 2023 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përmes një kontrolle të shkollave në rajonin e Mitrovices së Jugut ka gjetyr gjashtë thika të poseduara nga nxënësit.

    Me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në shkolla, ky kontroll është realizuar në 11 shkollat e mesme të larta të tri komunave, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

    “Me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme janë kontrolluar 11 shkolla të mesme, 278 paralele me gjithsej 5585 nxënës, me ç’raste gjatë kontrollimit brenda hapësirave të shkollave të ndryshme në posedim të nxënësit janë gjetur gjashtë (6) thika, të cilat janë sekuestruar si prova materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rastet të iniciohen dhe të hetohen në procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

    Policia njofton se këto kontrolle janë realizuar në saje të bashkëpunimit të ndërsjellë me këshillat e prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, si dhe me urdhëresë të Gjykatës kompetente.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark