×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet në Pejë

    Insajderi
    10 September 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kori i Filharmonisë së Kosovës, pas Prishtinës, do të prezantohet edhe në qytetin e Pejës.

    Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, me këtë koncert, Kori do të hapë konferencën prestigjioze “Quo Vadis” në kishën katolike ‘Shën Katerina” më 14 shtator prej orës 20:00.

    “Quo Vadis” është konferencë ndërkombëtare e fuqizuar nga Choral Space në bashkëpunim me Korin Siparantum dhe grumbullon profesionistë të skenës së muzikës korale nga e gjithë bota.

    Ky aktivitet muzikor ka një repertor mbresëlënës, që përfshin veprat e kompozitorëve të njohur si Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, Baki Jashari dhe shumë të tjerë.

    Sipas njoftimit të Filharmonisë së Kosovës, hyrja për ta ndjekur është falas, pra e qasshme për të gjithë qytetarët e Pejës.

    “Bashkohuni me ne për këtë mbrëmje të jashtëzakonshme muzikore dhe bëhuni pjesë e një përjetimi tejet të veçantë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar të Filharmonisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark