×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i jep vizën një shtetaseje nga Bangladeshi

    Insajderi
    12 October 2022 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Dhaka të Bangladeshit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmetit i ka dhënë vizën e parë të lëshuar nga kjo ambasadë një shtetaseje nga Bangladeshi.

    Vizën e parë e pranoi znj. Meliha Iqbal, aktiviste e shoqërisë civile, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    “Pas fjalës përshëndetëse nga Ambasadori z. Güner Ureya dhe Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, z. Shabbir Ahmad Choëdhury, Zëvendësministri z. Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, znj.Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në këtë muaj në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

    Ndryshe, ditën e djeshme, qeveria Kurti ka shënuar një sukses diplomatik. Ata kanë arritur që ta bindin Bangladeshin që të nënshkruajë marrëveshje për heqjen e vizave për zyrtarët shtetërorë dhe ata diplomatik.

    Marrëveshja mes Kosovës dhe Bangladeshit është nënshkruar pasi Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Republikës së Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare 4-ditore në Daka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark