×
  • Sport
  • Sport

    Kosova kalon me sukses një test, mposht Emiratet e Bashkuara Arabe në hendboll

    Insajderi
    05 January 2024 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja A e Kosovës në hendboll ka fituar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Në ndeshjen stërvitore të zhvilluar të premten mbrëma në Shkup, të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi kanë fituar me rezultat 26:23.

    Më efikasi nga Kosova ishte Kushtrim Ninaj me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Arbios Mushkolaj, Jon Muqolli, Matej Thaqi e Dominik Palushi. Nga një gol e shënuan Festim Mustafa, Rron Ramadani e Atdhe Basholli, ndërsa dy gola i kishte Armend Alaj.

    Të dy selektorët e shfrytëzuan takimin për të provuar skema të ndryshme taktike.

    Tjetër ndeshje kontrolluese me Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillohet të shtunën mbrëma në Shkup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark