×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova kopjon Serbinë – lotari me kuponët fiskal

    Insajderi
    17 April 2017 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbledhja e kuponëve fiskalë nga qytetarët doli të jetë një mënyrë e suksesshme për rritjen e të hyrave në buxhet nga tatimet.

    Por, institucionet përgjegjëse duket të mos jenë të kënaqura me procesin. Administrata Tatimore e Kosovës po planifikon të ndryshojë të gjithë sistemin e dorëzimit të kuponëve fiskalë, raporton KTV.

    Me modelin e ri, që po pritet të hyjë në fuqi nga tremujori i ardhshëm, plikot me kuponët e mbledhur do të zgjidhen në një format lotarie. Madje, nuk po përjashtohet mundësia që përzgjedhja të kalojë edhe në Lotarinë e Kosovës dhe të rriten shpërblimet.

    Një version të tillë e praktikon Serbia ka vite të tëra por ajo nuk ka filluar sikurse Kosova me një version tjetër, por ka filluar menjëherë me sistemin e lotarisë.

    Sakip Imeri,drejtor i ATK-së, është optimist se ky veprim nuk do të ndikojë në uljen e numrit të qytetarëve që do të dërgojnë pliko me kuponë fiskalë.

    Por, është pikërisht kjo çështje që pritet të ndikojë në gatishmërinë e qytetarëve që të mbledhin kuponët fiskalë. Këta të fundit i kanë thënë KTV-së se nëse ATK-ja ndërmerr një hap të tillë, atëherë ata nuk do të mbledhin më kuponë fiskalë.

    Vlera e rimbursimeve për kuponët fiskalë deri në fund të 2016-ës ishte 15.5 milionë euro.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark