×
  • Sport
  • Sport

    Kosova realizon fitoren e dytë në turneun e UEFA-s, kësaj radhe ndaj Shqipërisë me penallti

    Insajderi
    09 March 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës U-16 për vajza ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut ‘UEFA Development U-16’, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz, nën organizimin e FSHF-së.

    Pas fitores ndaj Andorrës (3:1), vajzat dardane patën paraqitje të mirë edhe në duel me vajzat kuqezi. Ato kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Olsa Maqastenës, duke dëshmuar kësisoj se edhe në takim objektiv të vetëm e kanë fitoren.

    Më pas ishin vajzat kuqezi ato që bën trysni drejt portës kosovare dhe si rrjedhojë në minutën e 38-të arritën të barazojnë shifrat, me golin e Xhesika Ndojit.

    Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, derisa 10 minutat e fundit të ndeshjes Kosova i zhvilloi me 10 lojtare në fushë, pasi Aurora Cakolli u ndëshkua me karton të kuq. Por këtë periudhë loje të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, e menaxhuan mirë dhe nuk lejuan kundërshtaret të rrezikojnë portën. Ndërkohë, në serinë e penalltive, më të mira u treguan vajzat e Kosovës, të cilët në fund fituan 2:0. “Këtë takim e kemi përgatitur pak më mirë. Pjesa e parë ishte e mirë, pasi krijuam lojë, ndërtuam aksione dhe kishim më shumë raste. Megjithatë, këto ishin mundësitë tona fizike. Vajzat duhet të punojnë ende shumë në klubet e tyre. Gjithsesi, një fitore tjetër, një eksperiencë me shumë për vajzat, të cilat po rriten pas çdo ndeshje. Në fund të ndeshjes ato e përjetuan edhe presionin e lojës me një lojtare më pak, por edhe presionin e gjuajtjeve të penalltive. Por e menaxhuam mirë situatën dhe në fund fituam”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësja, Albina Rrahmani.

    Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë turne Kosova e zhvillon më 12 mars kundër Moldavisë, në orën 12:30.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark