×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova U19 i zhvillon dy miqësore me Malin e Zi

    Insajderi
    13 September 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës 19-vjeç (vajzat) gjatë kësaj jave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi të kësaj grupmoshe.

    Ndeshja e parë zhvillohet, të martën, në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali, derisa në të njëjtin vend, të enjten, luhet ndeshja e dytë, në orën 11:00.

    Këto dy përballje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Kushtrim Munishi për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që zhvillohen nga 7 deri më 15 nëntor.

    Kosova bën pjesë në Grupin 5 të Ligës B, së bashku me Bullgarinë dhe Gjibraltarin, e ku nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi do të jetë FFK-ja.

    Lista e futbollisteve për dy miqësoret kundër Malit të Zi

    1.Djellza Mehmeti – KFF EP-Com Hajvalia
    2.Vanesa Nushi – KFF Dukagjini
    3.Gresa Berisha – KFF Bazeli 2015
    4.Doruntina Kryeziu – KFF Dukagjini
    5.Erleta Shabiu – KFF Intelektualet
    6.Elma Kadriu – KFF Dukagjini
    7.Albulena Guri – KFF EP-Com Hajvalia
    8.Kreshnike Ramaja – KFF Dukagjini
    9.Vesa Paqarizi – KFF Malisheva
    10.Aurora Racaj – KFF Dukagjini
    11.Rreze Gashi – KFF Malisheva
    12.Albina Berisha – KFF Malisheva
    13.Rajmonda Spahiu – KFF Mitrovica
    14.Esma Bytyqi – KFF Vizioni
    15.Diellza Krasniqi – KFF 16 Qershori
    16.Alma Demiri – FC Koln
    17.Rinesa Alija – SG 99 Andernach
    18.Flondra Behrami – KFF EP-Com Hajvalia
    19.Erblina Salihu – KFF Intelektualet
    20.Melisa Berisha – KFF Malisheva

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark