×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kosovën e pret një dimër i vështirë” – paralajmëron ministrja Rizvanolli

    Insajderi
    29 September 2022 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Kosovën e pret një dimër i vështirë”, kështu ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa ka kërkuar që masat emergjente për situatën energjetike në Kosovë të vazhdojnë edhe më tutje, shkruan Insajderi.

    Ministrja theksojë se kanë shfuqizuar vendimin e vitit 2018 lidhur me ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.

    “Jemi në një kohë kur moti po fillon të ftohet. Tani po kërkojmë që masat emergjente të zgjaten duke pasë parasysh se pritet të jetë një dimër i vështirë.

    Gjatë kësaj kohe kemi marrë disa vendime. Kemi marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë të dhuratës për punëtorët e KEK.

    Së shpejti do të bëhet ndalimi i importit të poçave elektrikë joefiçent”, tha ndër të tjera Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark