×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    KPM del me një sqarim për ndërprerjen e transmetimit të “It’s My Home”, paralajmëron masa të tjera

    Insajderi
    15 September 2022 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni i Pavarur i Mediave ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve në emisionin It’s My Home. KPM ka vendosur që të ndalojë transmetimin e këtij reality show në “First Channel”.

    Pas ndalimit KPM ka dalur sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.

    “Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality show” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim thuhet se në qoftë se “Its my home”  nuk do t’i bindet KPM-së do këtë masa të tjera ssanksionuese.

    “Prandaj KPM ka kërkuar nga OSHMA 1st Channel që të ndërprejë transmetimin e programit të formatit “reality shoë” me emrin “Its my home” dhe t’i përmbahet formatit të programit të licencuar. Dështimi për të vepruar sipas kësaj kërkese do të rezultojë me masa të menjëhershme sanksionuese të parapara me Ligjin e KPM-së”, thuhet ndër të tjerash.

    Gjithashtu, KPM është duke monitoruar programin e 1st Channel për të vlerësuar pajtueshmërinë edhe me aktet tjera nënligjore të KPM-së, për sa i përket përmbajtjeve të transmetuara në programin “Its my home” dhe në varësi nga gjetjet, do të marrë vendim për këtë çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark