Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për gjysmë ore konferencën e katërt për sot të cilën e kishte paralajmëruar për në orën 19:30.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë para mediave se shtyrja e kësaj konference ka ndodhur për shkak se në disa qendra të votimit ka pasur radhë të qytetarëve që kanë qenë duke pritur për të votuar.
“Në disa qendra të votimit a pasur raste që qytetarët kanë qenë duke pritur për të votuar. Duhet të presim që të përfundoj votimi edhe në këto qendra ku ka pasur radhë”, ka thënë Elezi.