×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krahasim i dhimbshëm – “Shef i Forcave Serbe për krime lufte në gjithë Kosovën u dënua me vetëm 15 vjet, Salih Mustafa 26 vjet”

    Insajderi
    16 December 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dënimi i komandantit Salih Mustafa, nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, me 26 vjet burgim ka nxitur reagime në Kosovë.

    Avokati, Mentor Beqiri madje ka bërë krahasimin e dënimit të Shefit të Forcave Serbe gjatë luftës në Kosovë si dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Dragoljub Ojdanic për të gjitha krimet në Kosovë me vetëm 15 vite burgim, derisa Salih Mustafa mori dënim prej 26 vitesh.

    “Një krahasim i thjeshtë, por i dhimbshëm: Salih Mustafa – sot u dënua (në shkallë të parë) nga Gjykata Speciale me 26 vite burgim, për krime lufte në një fshat në Kosovë. Dragoljub Ojdanic – Shef i Forcave Serbe gjatë luftës në Kosovë si dhe Ministër i Punëve të Brendshme, ishte dënuar nga ICTY (Gjykata e Hagës) me 15 vite burgim, për krime lufte në të gjithë territorin e Kosovë”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark