×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Krasniqi i shkon në zyre Naim Tërnavës

    Insajderi
    27 March 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

    Kvshtu ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.

    Tërnava e njohu Krasniqin me ecurinë dhe zhvillimet e punëve të institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.

    Nga ana e tij, Krasniqi fillimisht falënderoi Tërnavën për pritjen, e më pas e uroi atë dhe nëpërmes tij gjithë besimtarët islam për muajin e bekuar Ramazan, duke u uruar agjërimi të lehtë dhe të pranuar.

    Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe një sërë temash me rëndësi për qytetarët e vendit e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark