×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership

    Insajderi
    12 August 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership.

    Krasniqi ka thënë se Kosova i bashkohet pjesës tjetër të vendeve demokratike.

    I lumtur të ndaj lajmin se Kosova është bërë anëtarja më e re në Open Government Partnership. Ne, përmes kësaj organizate i bashkohemi kombeve të botës demokratike, duke u zotuar mbi parimet e përbashkëta për qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe inovative duke u angazhuar për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Open Government Partnership është organizatë reformatorësh brenda dhe jashtë qeverisë që punojnë për të transformuar mënyrën se si qeveria u shërben qytetarëve të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark