×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi kritikon Qeverinë: Mos e mbroni Nagip Krasniqin, ai mundet me qenë burrë i mirë te shpia e vet

    Insajderi
    26 April 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në mbrojtje të Nagip Krasniqit kanë qenë skandaloze.

    Sipas Krasniqit, në një vend demokratik kryeministri nuk duhej ta shantazhonte sistemin e drejtësisë.

    “Unë konsideroj se tema që jemi mbledh është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët sepse po flasim për keqpërdorime marramanedëse të cilat nuk janë të papritura. Janë befasuese sjelljet e kryeministrit dhe qeverisë sepse në çdo vend demokratik në momentin kur është bë publik lajmi për arrestimin e shefit për energji në atë moment një kryeministër do duhej të kërkonte shkarkimin e komplet bordit e pastaj me marr në raportim ministren. Përkundrazi pa opozitën vjen kryeministri këtu edhe le që e mbron shokun e bashkëpartiakun por fillon e sulmon e shantazhon sistemin e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi, raporton Insajderi.

    Tutje, Krasniqi theksoi se akuzat ndaj Krasniqit janë të rënda.

    “Është arrestu kreyshefi ekzekutiv i Koorporatës Energjetikë të Kosovës. Janë akuza e dyshime të rënda, është e padrejtë me u sjellë në këtë formë. Ndoshta është burrë i mirë, i mirë mundet me qenë të shpija e me akraba. Ai është dashtë me punu ndershëm e me i respektu ligjet. Sikur të kishte qenë ky arrestim skandali i parë edhe qytetarët kishin pas mendim tjetër, por këto janë vazhdim i aferave e skandave të qindra miliona eurove që kanë ndodhur në kohën e qeverisë Kurti”.

    Krasniqi shtoi se kjo qeveri ka vendosur t’ia trashë xhepat vetes e jo qytetarëve./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark