×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Osmani iu hakmor Dakës pasi nuk certifikoi Kurtin si deputet, vendimi politik

    Insajderi
    14 June 2021 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albert Krasniqi nga Demokraci Plus, e ka quajtur politik vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Ai ka thënë se ky vendim është abuzim me kompetencat e presidencës dhe ky vendim ka të bëjë me hakmarrje pasi Daka nuk ka certifikuar kryeministrin Albin Kurti për deputet.

    “Kjo është abuzim me kompetencat e presidencës. Edhe gjatë zgjedhjeve ka pasur fushatë të denigrimit ndaj Dakës. Ky vendim është vendim politik dhe ka të bëjë me hakpmarrje pse nuk ka certifikuar Kurtin për deputet. Kjo përmendet në vendimin e sotëm që thotë se ka bërë presion ndaj stafit të KQZ’së në mbledhjen e 22 janarit. Pra, ka tendenca të kapjes së KQZ’së”, ka deklaruar ai për T7.

    Krasniqi është shprehur se vendimi për shkarkimin e Dakës është i pajustifikueshëm dhe se nuk qëndron asnjë arsye se Daka ka dështuar në punën e saj.

    Përndryshe, ai ka treguar edhe në cilat raste mund të shkarkohet kryetarja e KQZ’së.

    “Kjo është i pajustifikueshëm. Nuk qëndron asnjë arsye e dështimit të zonjës Daka. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh kritere shumë të vështira për shkarkimin e përfaqësuesit të KQZ’së. Shkarkimi mund të ndodh kur mungon në mbledhje 3 herë radhazi pa arsye, por dhe për këtë duhet të marrin vendim 2/3 e anëtarëve të KQZ;së dhe kjo nuk ka ndodhur, e po ashtu edhe nëse dëmton statusin e KQZ’së”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark