×
Insajderi / Ballina 5

Krasniqi: Të shqyrtohen rastet e refuzuara të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Insajderi
16 August 2023 - 21:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka bërë të ditur se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi kërkoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Këshilli Gjyqësor që të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen.

“Si viktimë, që kam kaluar gjithashtu nëpër një proces të mundimshëm verifikimi kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen, dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi”.

“Është humbur shumë kohë dhe shumë viktima kanë vdekur në errësirën e traumës së tyre, Ju lutem mos lejoni që kjo të ndodhë edhe me të tjerat”, tha Krasniqi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark