×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kreditë e shpejta dhe 100% online, tani edhe në Kosovë

    Insajderi
    27 February 2019 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qasja në para është duke u transformuar edhe në tregun kosovar, falë mundësive të reja të prezantuara së fundmi nga Monego

    Kredia është një nevojë e cila zakonisht duhet të përmbushet në afat të shpejtë kohor. Mirëpo, sistemi tradicional bankar rrallëherë e mundëson një gjë të tillë.Njerëzit aplikojnë për kredi për arsye të ndryshme, kryesisht nevoja të shpejta të konsumit.

    Por në tregun tonë, përkundër nevojës për qasje në financa për të përmbushur një obligim apo nevojë, janë raste të rralla apo mundësi të pakta ato të cilat mundësojnë realizimin me kohë të një nevoje të tillë. Sistemi bankar tradicional është shumë burokratik dhe pamundëson përgjigjen e shpejtë në nevojat e shpejta për pajisje me mjetet e nevojshme financiare konform kërkesës për një blerje apo urgjencë që ne mund ta kemi. Madje, kjo pa përmendur edhe faktin që bankat janë shumë selektive ndaj konsumatorëve të cilëve duan tu huazojnë paratë kundrejt interesit të paguar.

    Por fatmirësisht, edhe sektori financiar është ndikuar nga zhvillimet e hovhshme teknologjike, të cilat së fundmi kanë arritur edhe në vendin tonë, në të cilin shkalla e penetrimit dhe përdorimit të internetit pothuajse ka arritur dhe tejkaluar normën e plotë. Dhe ky transformim në mënyrën tonë të jetesës gjithsesi i ka bërë gjërat shumë më të thjeshta. Tani, falë opsioneve të reja në treg sikurse Monego, njerëzit mund të marrin shumë e parave që atyre iu nevojitet nga komforti i shtëpisë së tyre. Pa asnjë kontakt të vetëm fizik, e aq më pak të vuajnë nga pritjet në radhë apo shtypja dhe plotësimi i aplikacioneve të shumta për kredi.

    Si tëaplikohetpërkredi online nëvendintonë?
     Në tregun tonë tani është një institucion finaciar që ka arritur të sjellë teknologjinë e re që shkurton kohën e aplikimit për kredi.

    Me siguri se i keni parë apo keni dëgjuar për mundësitë që ofron Monego, një insitucion jo-bankar i cili mundëson kredi të shpejta dhe 100 për qind online. E tëra që një kredimarrës potencial duhet të bëjëështë që të plotësojë aplikacionin online në faqen zyrtare të kompanisë. Procesimi i kërkesës për kredi bëhet pothuajse për kohën e njëjtë sa edhe kërkesa që e bën konsumatori, që i bie që i gjithë procesi kryhet shumë shpejtë, brenda disa minutave të vetëm.

    Kredia procesohet dhe aprovohet shumë shpejtë, duke bërë që nevojat urgjente të klientëve të përmbushen në kohë rekorde.

    Ky është një tjetër shembull i dobishëm i aplikimit të teknologjisë në shërbim të nevojave të njerëzve, një model i ri i kredidhënies të cilin në tregun kosovar e ka sjellë Monego. Mijëra njerëz sot marrin kredi në shuma më të vogla, por në disa minuta kohë të shpenzuar online në faqen e Monego.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark