×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kreu i OEK: Kosova është e parafundit në Ballkanin Perëndimor me investime të huaja

    Insajderi
    28 July 2023 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë të ditur se Kosova renditet e parafundit në Ballkanin Perëndimor për investime të huaja.

    Ai ka theksuar se krizat politike që ndodhin përbrenda vendit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në investimet në Kosovë.

    “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në veprimet tona, deklaratat tona publike, për arsye se të gjitha ato përcillen me shumë kujdes nga ana e investitorëve të huajë sepse në fund të fundit ato janë para private dhe investitori kërkon një ambient të sigurt”, ka thënë Rafuna.

    “Ne duhet të punojmë brenda këtu për politika fiskale më të favorshme në eliminimin e barrierave administrative dhe joadministrative që të jetë një ambient më i favorshëm”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, vendet e rajonit në këtë rast janë në mënyrë shumë të shpejtë duke punuar dhe duke bërë ndryshime.

    “Janë shumë para Kosovës. Janë shumë agresive në thithjen e investitorëve të huajë, bile kemi informacione që edhe në Kosovë, ndaj bizneseve tona u bëjnë presion që të shkojnë dhe të investojnë në vendet e tyre”, ka shtuar ai.

    “Kur i sheh shifrat, e sheh që Kosova është e parafundit me investime në Ballkan krahasuar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë”, ka potencuar Rafuna në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark