×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krimet Ekonomike arrestojnë zyrtarin e Komunës së Prishtinës

    Insajderi
    05 July 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë, 63-vjeçarin me inicialet R.M., zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, më saktësisht ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani.

    Siç njofton Policia 63-vjeçari dyshohet për veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’.

    “Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj)”, njofton Policia.

    Tutje bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon celular; 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; një karikator i armës; dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.

    Të dyshuarit me vendim prokurorit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark