×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Krisje në marrëdhënien e tyre? Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën pas rihyrjes në BBV

    Insajderi
    19 April 2024 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rikthimi i Graciano Taganit në “BBVIP3”, por ndoshta edhe ndonjë motiv tjetër, janë aluduar në media e rrjetet sociale si shkak që balerini dhe partnerja e tij, Argjira Spanca, të pësojnë një krisje. Kjo në fakt nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre, teksa influencerja pati edhe një reagim kur Graciano tregoi historinë e trishtë nga jeta e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, megjtihatë, një rrëfim i sotëm nga balerimi tregon se mes të tyre mund të ketë probleme. 

    Kështu, teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar dhe aktorja e ka pyetur Gracianon lidhur pikërisht me Argjirën, teksa banori ka reaguar sikur nuk e ka kuptuar për çfarë bëhet fjalë, por la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre.

    Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo..

    Egla: E paske qelb muhabetin.

    Egla: Po sigurisht që e ke qelb…

    Më pas, Graciano është shprehur:

    “Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e mer çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara..”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark