×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk kam pasur ndikim”, kryetari i Han Elezit deklarohet pasi djali tij fitoi bursë nga Komuna

    Insajderi
    02 May 2024 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Hanit të Elezit, ka publikuar rezultatet për përfitues të bursave për studentët e kësaj komunë. Në thirrjen e hapur nga Drejtoria e Arsimit përfituan 40 studentë. E në mesin e tyre është edhe djali i kryetarit, Elbasan Ballazi, ai ka dal i 27-ti në listë, shkruan Insajderi.

    Kryetari i kësaj komunë, Mehmet Ballazhi i tha Gazetës Insajderi se nuk ka pasur ndikim që djali i tij ta fitoi bursën. Madje sipas tij për ndarjen e bursave nuk ka pasur asnjë ankesë nga studentët mos fitues.

    Bazuar në pyetjen tuaj për djalin tim si përfitues i burses , përgjigja ime është: jo nuk kam patur asnjë lloj ndikimi. Te gjithë studentët të cilët kanë aplikuar për bursë (kuptohet ata te cilët kane plotësuar kriterin kryesor qe nënkupton te jete student nga viti i ll-te )jane përfitues. Asnjë ankese nuk ka patur“, tha ai për Gazetën Insajderi.

    Gazeta Insajderi ditën e djeshme ka raportuar për bursën në vlerë prej 500 euro që fitoi djali i kryetarit.

    Drejtoria e Arsimit në fund të shkurtit kishte shpallur “Thirrje Publike për Ndarjen e Bursave për student të Komunës së Han të Elezit”.

    Studentë të shumtë kishin aplikuar në shpresë për marrjen e një bursë. Por, në rezultatet e publikuara para tre ditë me 27.04.2024 del se kanë përfituar 40 studentë.

    Në mesin e tyre është edhe djali i Mehmet Ballazhit, kryetarit të Komunës së Han Elezit.

    Elbasan Ballazhi ka dal i 27-ti në listën e përfitueseve.

    Djali i kryetarit shihet që edhe viziton në zyre babain e ti, madje shprehet krenarë me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark