×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kritikuan Putinin, arrestohet çifti në një restorant në Rusi – i raportoi kamarieri që i dëgjoi

    Insajderi
    01 February 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është publikuar videoja e arrestimit të një çifti rus, pasi që folën kundër luftës në Ukrainë dhe presidentit rus Vladimir Putin derisa kishin shkuar për një darkë familjare në një restorant.

    Në fakt, zyrtarët e armatosur të gardës kombëtare u futën në restorant dhe arrestuan Alexey Ovchinnikov, 42-vjeçe dhe bashkëshortin e saj Aleksei Ovchinnikov, 40.

    Bisedën private të këtij çifti e dëgjoi dhe raportoi në polici një kamarier i restorantit “Na ogrev” në Krasnodar.

    Kur policët i prangosën, Ovachinnikova me zë të lartë filloi të shfaq mbështetjen e plotë për Ukrainën, dhe për këtë rrezikohet të dënohet deri në pesë vite burgim sipas ligjeve në fuqi që ndalojnë kritikat mbi luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

    “Do t’i shkojë deri në fund, lavdi Ukrainës. Jo, nuk dua të heshtë, nuk dua të heshtë. Slava Ukraini! Slava heronjve! Slava Zelensky”, bërtisi rusja para policëve derisa u filmua e tërë kjo ngjarje si dëshmi ndaj saj në gjyq.

    “Merre filmin, nëna jote do të jetë krenare me ty, je shumë i mirë”. Je superhero… çfarë të them tjetër? E di që po turpërohesh që po na arrestojnë për këtë, e di se po turpërohesh”, i tha gruaja policit derisa ngritej nga dyshemeja me pranga në duar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark