×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kryeministër, mos u bë kaq i lig”, Kurti e përmendi Thaçin për tensionet në veri, reagon ashpër ish-eprori i FSK-së

    Insajderi
    30 September 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka thënë se për shkak të zotimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, FSK-ja s’mund të vendoset në veri.

    Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e ish-eprorit të FSK-së, Afrim Veseli ai i ka kërkuar Kurtit të mos bëhet i lig sepse ish-presidenti Thaçi kishte bërë marrëveshje që në koordinim me NATO të dërgohet FSK në veri.

    “Aman mos, se je duke futur përqarje në popull, në kohën kur duhet të jemi Unik. A duhet sot të ti përmendim gabimet tua?? Apo e vrenë se shumica në këto momente nuk po Ju kritikojnë??”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Postimi i tij i plotë:

    Kryeministër, mos u bë kaq i lig, shumë i lig.
    Nëse Hashim Thaqi ka bërë marrëveshjen, që në kordinim me Nato, mund të dërgohet FSK në veri, kush po të ndalë ty sot ta dërgosh ??
    Ju dje keni kërkuar ndihmë nga NATO dhe SHBA, apo, pse ????
    Aman mos, se je duke futur përqarje në popull, në kohën kur duhet të jemi Unik.
    A duhet sot të ti përmendim gabimet tua?? Apo e vrenë se shumica në këto momente nuk po Ju kritikojnë??
    E pra, Ti do shkosh, edhe atë shumë shpejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark