×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kryeministi Kurti me ministrat Çeku dhe Rizvanolli vizituan ngjarjet kulturore në Prizren

    Insajderi
    11 August 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në hapësirat ekspozuese të “Autostrada Biennale” filloi vizita e djeshme e kryeministrit Albin Kurti, ministrit Hajrulla Çeku, ministres Artane Rizvanolli.

    Bashkëthemeluesit e bienales së artit bashkëkohor, Vatra Abrashi dhe Leutrim Fishekqiu, prezantuan programin e këtij viti dhe veprat e 34 artistëve, kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.

    Ekspozita e shoqatës së grave “Orkide Prizren Kadinlar Dernegi” ishte ndalesa e radhës, ku krerët insitucionalë u pritën nga kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan, shoqëruar nga shumë gra dhe vajza të cilat nëpërmjet punës së dorës po rikrijojnë vepra artistike të kombinuara me teknika bashkëkohore.

    Në Kino “Lumi” të “Dokufestit”, bashkë me deputetë dhe zëvendësministra, shikuan filmat “Sisters” nga Albana Nila dhe “Transmission” nga Flutura Balaj.

    Krerët shtetërorë të Kosovës premtuan vëmendje të veçantë e qeverisë ndaj artit e kulturës, si kontribuues qenësor në zhvillimin social e ekonomik dhe në promovimin e identitetit e diversitetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark