×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut deklarohet për vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë

    Insajderi
    17 August 2023 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka folur rreth vizitës në Çair dhe Tetovë, të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

    Ai tha se Albin Kurti u keqpërdor nga dy kryetarët, Visar Ganiu dhe Bilal Kasami, për qëllimet e tyre të politikës ditore.

    Kovaçevski foli edhe rreth valëvitjes së flamurit “Autochthonous”, të cilën e quajti skandal.

    “Pas diskutimit të hapur, i patë deklaratat, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këtu filluan të flasin për shtete të mëdha. Këtu janë dy vende që janë pjesë e aleancës më të madhe të NATO-s. Në Ballkan, nocionet arkaike nga koha e nacional-romantizmit, për shtetet e mëdha, i përkasin së shkuarës. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë dhe këtë do t’ju thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe një politikan tjetër i atij rangu”, tha ai, shkruan Alsat-M

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark