×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministri Rama përdor terme si: Parashikimi, fallxhorët, zë të ndërgjegjes, kur pyetet për Bashkimin Kombëtar – cili është mesazhi mes rreshtave?

    Insajderi
    26 November 2021 - 13:41

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së dy qeverive është pyetur për Bashkimin Kombëtar. Fillimisht pyetjen e cilësojë si provokim, e pastaj përmendi edhe fallxhore. Por, gjithsesi shtoi se bashkimi i shqiptarëve do të ndodhi një ditë por se kur se di.

    Rama tha se do të bënte shkelje të ligjit dhe haptazi do të votonte “po”, për bashkimin me Kosovën, shkruan Insajderi.

    “Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, tha Rama para gazetarëve.

    Pas kësaj, Rama vazhdojë me përgjigje e tij nga e cila kryeministri, Kurti nuk po ndalte të qeshurat, Ironike ose jo nuk mund të thuhet. Qeshte sepse Rama përmend fallxhorët, apo siç njihen në popull “ata që parashikojnë të ardhmen”.

    “Unë them që po, tani atyre që mund ta marrin këtë dhe mund të dalin të bërtasin për Shqipëri e Madhe mund të ju them që fallxhoret nuk gjykohen se është një fall meqenëse po më pyesin të hedh fall, dhe në këtë rast po hedh me imagjinatë se unë nuk hedh filxhan unë them se kjo do të ndodhi se kur do të ndodhi, se si do të ndodhi nuk e di”, tha Rama para gazetarëve përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, njëra prej gazetareve pyet Ramën se pa parashikimin e fallit qoftë edhe të imagjinuar, a mund të ndodhi Bashkimi Kombëtar. Rama sërish jep një përgjigje interesante. Përgjegjësisë tenton t’i ik duke përdorur “zërin e fallxhorit” dhe jo të politikanit të përgjegjshëm.

    “Unë fallin e futa mes për përkthyesit dhe për ata që do të bëjnë deklarata pas kësaj që u takuan Elbasan e u, do të digjet Ballkani duhet të ngrihet bota se po na sulmojnë shqiptarët prandaj e kisha, kështu që më ndihmoni edhe ju që të thoni, foli zëri i fallxhorit nuk foli zëri i politikanit prej kryeministrit të përgjegjshëm”, u shpreh ai.

    Në anën tjetër, gazetarët kërkuan përgjigje për të njëjtën pyetjen edhe nga kryeministri Kurti. Pa marrë fjalën ky i fundit, Rama ia preu gazetarëve duke thënë se “Nuk pyeten dy fallxhorë menjëherë, unë ta pashë filxhanin nuk kërkohet mendim alternativ për të njëjtin filxhan”, ironizoi ai.

    Por sërish, fjalën ia kaloi Kurtit, “meqenëse, nëse do edhe ti Albin ta bësh një parashikim nuk ka problem”.

    Derisa Kurti në të kaluarën, sa ishte në opozitë ishte tejet i zëshëm për temën e Bashkimit Kombëtar, madje në programin e tij përmendet “non-stop”, bashkimi i shqiptarëve, sot, 26 nëntor, 2021 Kurti në cilësinë e kryeministrit dha përgjigje, që la të nënkuptohet se është tërhequr nga kjo temë.

    “Mu më duket që ka më shumë një moskuptim sesa keqkuptim, tek çështja e bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk është një gjësend të cilin e zgjedhim apo e përzgjedhim. Pra ai është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve. Prandaj nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, u shpreh Kurti.

    /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark