×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu kritikon prezencën e politikanëve në ndarjen e shtëpive për 28 familjet në Prizren

    Insajderi
    28 November 2018 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, Ismet Kryeziu e ka quajtur si “defilim” prezencën e politikanëve në ndarjen e çelësave për 28 familjet në nevojë në Prizren.

    Në një postim në facebook ai ka shkruar se është e pafalshme që institucionet t’i ekspozojnë para mediave këto familje.

    “Më 28 Nëntor, defilimet e politikanëve duke u ndarë çelësat e shtëpive për 28 familje në nevojë, në Prizren. E mrekullueshme ideja që ata të bëhen me shtëpi, por e pafalshme ideja që donatorprivat, apo institucione shtetërore t`i ekspozojnë ata para publikut e mediave duke ua fyer dinjitetin. Paramendojeni sa e vështirë mundë të jetë që të ndjehësh përnjëherit i mjerë e i gëzuar që po të sigurohet kulmi mbi kokë? E këtë emocion e gjendje të ta ekspozojnë para mediave e qindra të pranishmëve, për shkak të një nevoje të defilesë së këtyre politkanëve”, ka shkruar Kryeziu.

    Tutje ai ka thënë se këto familje nuk duhet të stigmatizohen, pasi vlerëson se statusi shoqëror i tyre mund të ndryshojë nëpër periudha.

    “Statusi shoqëror i secilës familjes mundet të ndryshojë nëpër periudha e gjenerata. Ne nuk kemi nevoje t`i sigmatizojmë këto familje e as ata fëmijë, të cilët nesër sigurisht s`do të kenë troh dëshire t`u zbulohen këto foto nga e kalura”, ka shkruar Kryeziu.

    Ndryshe sot shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndau 28 shtëpi për familjet në nevojë në Prizren. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark