×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeziu për Vetëvendosjen: Po i quajnë qytetarët analfabet, sillen si klasë elitare

    Insajderi
    22 January 2023 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ismet Kryeziu nga KDI ka hedhur akuza në drejtim të partisë që udhëheqë vendin, Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e tyre ndaj kërkesës për tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trust-i.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu tha se kërkesa e qytetarëve për Trustin do të duhej të bëhej përmes referendumit, por, pushteti nuk po i lejon popullin të vetëvendos.

    “Por sot kur kjo vetëvendosje është në pushtet, eksponentët e saj, deputetët dhe figura të sajë jo të paktë, e kanë bastarduar dhe po abuzojnë me konceptin e vetëvendosjes”, ka shkruar Kryeziu.

    Tutje, ai ka thënë se Qeveria Kurti po i quan qytetarët analfabetë.

    Shkrimi i plotë i tij:

    “Qytetarë analfabet”, thënie e përditshme e qeveritarve, deputetëve e eksponentëve të tyre. Kur ishin në opozitë i quanin qeveritë tjera analfabete, e sot kur janë në pushtet po na quajnë qytetarë analfabet.

    Në një shoqëri demokratike, nismat qytetare si kjo për tërheqjen e kursimeve nga fondet pensionale mund të kishin përfunduar në nismë për referendum. Kur qytetarët vendosin vetë, për vetën e tyre. Por ne s’na lejohet vetëvendosja. Por dhe pse s’na lejohet referendumi, lëvizja vetëvendosje ka filluar dhe është zhvilluar mbi kët koncept. Por sot kur kjo vetëvendosje është në pushtet, eksponentët e saj, deputetët dhe figura të sajë jo të paktë, e kanë bastarduar dhe po abuzojnë me konceptin e vetëvendosjes.

    Sillen dhe ta krijojnë përshtypjen se këta janë klasa elitare, dinë gjithçka, dinë më shumë se qyttetarët dhe çka dijnë këta nuk dijnë qytetarët. Prandaj edhe vendimet ju takojnë atyre. Jo si besim i votës së dhënë qytetare për përfaqësim e as si votim i ligjeve e politikave nga bashkëbisedimi me qytetarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark