×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kufijtë e Greqisë mbyllen pas grevës, Ministria e Jashtme e Kosovës del me njoftim

    Insajderi
    01 April 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se që nga nesër me fillim në ora 06:00 e mëngjesit e deri më 4 prill,  kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.

    Kjo si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

    MPJD ka bërë të ditur se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.

    “Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit: +30 210 721 1711”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark