Dy aktorët e filmit “Shok” që u bë filmi i parë kosovar që u nominua për çmimin Oscar janë kthyer sot në Kosovë.
Ata kanë përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që shumë kolegë të tyre në Kosovë por edhe nëpër botë nuk e kanë përjetuar kurrë.
Edhe pse nuk kanë fituar çmim në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër, ata kanë pasur rastin të takohen dhe të bëjnë selfie me yje të mëdha botërore të filmit e muzikës.