×
  • Showbiz
  • Show

    “Kur**”, “E du një virgjëreshë” – tekstet e tmerrshme të Lugatit të “moralshëm” të BBVK

    Insajderi
    18 December 2022 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjon Karrica i njohur me nofkën Lugati është një ndër banorët më të zëshëm në Big Brother Vip Kosova.

    Në këtë reality show, Lugati shpërfaqet si një person i modernizuar.

    Gjatë edicionit të fundit, ai deklaroi se nuk e kishte bërë kurrë askënd të ndihet keq, teksa ka diskutuar për “prenkun” e përgatitur nga tanimë ish-banorët, Urimi dhe Alisa. Kjo e fundit, ishte tallur duke thënë se është shtatzënë, ku më pas e kishte demantuar lajmin.

    Për këtë, Lugati tha se ishte nevrikosur pasi sipas tij, “kanë mundur të preken shumë njerëz jashtë, të cilët nuk mund të kenë fëmijë”.

    Mirëpo, Lugati duket se më herët nuk ishte aq i ndjeshëm.

    Edhe pse sot, ai këndoi këngën e famshme të Gilit “ani ani nasht, çikat janë me i dashtë”, kohë më parë nuk kishte edhe aq shumë dashuri për gjininë femërore.

    Kënga e tij “E du një virgjëreshë”, e publikuar shtatë vite më parë, ka një tekst jashtëzakonisht seksist.

    “Zemër po du me kon i pari se kështu zemër e don shqiptari, nëse unë jam i dyti, vetëm një natë jam i yti”, thotë Lugati mes rreshtash.

    Kënga tjetër, tejet ofenduese e mbanë titullin “Kurva”.

    “Kurva është e bukur, kurva është dinake, kurva është e lindur vetëm për një nate”.

    Ditëve në vazhdim, mbetet të shihet nëse Lugati ka me të vërtet një qasje të tillë ndaj femrave sikurse në vargjet e kënduara. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark