×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur filloi të mësohej Edukata Morale Qytetare, dhe cili është sot problemi fundamental i saj?

    Insajderi
    30 August 2022 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në e liceun “Sami Frashëri” në Prishtinë, në vitet e 40-ta mësohej si lëndë “Edukata morale dhe qytetare”. Kurse sot, në shkollat e Kosovës mësohet lënda “Edukatë Qytetare”, por cili është problemi fundamental i saj dhe a është e domosdoshme edukata sekuale në shkolla. Këtyre pyetjeve për Gazetën Insajderi, u është përgjigjur sociologu, Besim Gllopeni.

    Më 17 dhjetor të vitit 1941, solemnisht nisi punën liceu “Sami Frashëri” në Prishtinë. Aty përveç lëndëve si gjuhë, matematikë, gjeografi e kimi, mësohej edhe lënda “Edukatë Morale dhe Qytetare”.

    Fotografitë e një libreze të Liceut i ndau studiuesi i historisë dhe përkthyesi, Col Mehmeti.

    Mehmeti bëri të ditur se, bazuar në planprogramin e Liceut ne Korçë, pasi që ka qenë i njëllojë për të gjitha shkollat në juridiksionin e Tiranës, lënda e Edukimit Moral përfshinte jo pak sociologjinë, dhe theks i vihej përgjegjësisë së individit për të përbashkëtën.

    “Theksi te edukimi moral për studentët, meshkuj e femra, vihej te theksi i përgjegjësisë së individit për komunitaren, për të përbashkëtën. Nga kjo u ndikua në një mënyrë ose tjetër edhe arsimi e praktikat pedagogjike ne Shqipëri, sidomos prej kohës kur ministër Arsimi ishte Mirash Ivanaj. Në bazë të Ligjit Organik të Arsimit, në programet mësimore të liceve, gjimnazeve dhe shkollave normale përfshihej edhe “Morale dhe njoftime sociologjike të zbatuara në moral e n’edukatë”. Kjo nënkupton se edukimi moral si lëndë kurrikulare përfshinte jo pak sociologjinë” – tha Mehmeti për Insajderin.

    Sot, në shkollat e Kosovës mësohet lënda “Edukatë Qytetare”, por cili është problemi fundamental i saj dhe a është e domosdoshme edukata seksuale në shkolla.

    Këtyre pyetjeve për gazetën Insajderi i është përgjigjur sociologu, Besim Gallopeni.

    Siç thekson Gallopeni, lënden “Edukatë Qytetare” më së paku e ligjërojnë sociologët.

    “Është e vërtetë që lënda “Edukatë Qytetare” mësohet në shkolla, mirëpo problemi fundamental është se kush e ligjëron atë dhe si e ligjërojnë atë, pra e ligjërojnë historianë dhe çdo mësimdhënës pothuajse që mbetet pa normë, por më së paku e ligjërojnë profesionistët sociologët”.

    Sipas Gllopenit nuk ështe e domosdoshme të përfshihet lëndë e veçantë për edukatën seksuale, por leksionet për seksualitetin të ligjërohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

    “Nuk do të thotë patjetër që të përfshihet si lëndë e veçantë, mirëpo leksionet e planifikuara për seksualitetin në kuadër të lëndëve të jepen me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe pa turp. Sepse turp është të mos u shpjegohet nxënësve/studentëve ajo që duhet shpjeguar dhe jo e kundërta” – tha Gallopeni për Insajderin.

    Tutje, Gallopeni vlerëson se derisa mos të ketë edukim të mirëfilltë mbi temat për seksualitetin, rastet e dhunës do të vijojnë të rriten.

    “Derisa të mos jepen leksionet e duhuara mbi temat e seksualitetit, dhuna dhe të tjera, rastet e tilla do të shpërfaqen dhe rriten çdo ditë në mungesë të edukimit të mirëfilltë” – përfundoi ai.

    Çështja e edukatës seksuale si lëndë që do të duhej të përfshihej në shkolla është temë tash e sa kohë. Por, deri më tani, Qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk e kanë përfshirë këtë lëndë në shkolla. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark