×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kur krimineli kthehet në vendin e krimit, këta kanë penguar çdo investim në energji” – Haradinaj reagon për videon e Vetëvendosjes

    Insajderi
    19 October 2022 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kanë kritikuar qeverisjet e mëparshme për çështjen e energjisë tha se është vetë kjo parti që e ka penguar investimin në qymyr.

    Madje Haradinaj e ka cilësuar videon e VV-së si “kthim në vendin e krimit”, shkruan Insajderi.

    “Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri”, ka thënë Haradinaj në emisionin Rubikon.

    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar të martën një tjetër video ku temë ka sektorin e energjisë.

    Në këtë video propaganduese Vetëvendosje ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë por jo edhe skandalet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përmes videon VV godet qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës. “Ata na lanë në terr”, “ne do të jemi në ballë të detyrës”, thuhet mes tjerash në video.

    Por në këtë video nuk janë përmendur disa nga skandalet e qeverisë Kurti që lidhen me sektorin e energjisë.

    Përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një nga skandalet më të mëdha për sektorin e energjisë nuk përmendet në videon propaganduese. Berishaj ishte përfshirë në një afër financiare me kompaninë famëkeqe energjetike serbe, GEN.

    Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”.

    Korporata Energjetike e Kosovës kishte tregtuar me këtë kompani. KEK ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022 nga GEN. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark