Insajderi
Botë

“Kurrë nuk do ta japim demokracinë”

Insajderi
15 July 2016 - 23:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Turk Binali Yildirim, ka deklaruar që një grup i forcave ushtarake kanë nisur një aksion për tentim të një grusht shteti kundër qeverisë, raporton Al Jazeera, shkruan Insajderi.

Yildirim ka dhënë deklaratën në orët e vona të ditës së premte, përderisa është betuar që autorët do të ndalohen.

Për më tepër ai ka thënë që një numër i gjeneralëve janë të përfshirë në këtë sulm për të marrë qeverinë duke shtuar që kurrë nuk do të japin demokracinë.

Gjithashtu bëhet e ditur që aeroporti Ataturk në Stamboll është mbyllur. Dy urat kryesore në Stamboll vazhdojnë të mbeten të mbyllura. /Insajdericom


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark