×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian s’ka alternativë

    Insajderi
    23 August 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes ka folur sot për vizitën e tij në Greqi dhe ka thënë se Kosova po respekton marrëveshjen e Bratislavës.

    Ndërkaq në rrafsh ndërkombëtar, këtë vizitë në Athinë, ai e ka cilësuar si një hap të mëtutjeshëm për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Greqisë.

    “Për fqinjësi të mirë demokratike e evropiane është e domosdoshme njohja reciproke de-jure e de facto si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike dhe sipas konventave evropiane. Në takimet bilaterale theksova progresin progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës si dhe rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë. De-eskalimi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur, ndërkohë që Kosova po e zbaton marrëveshjen e Bratislavës”, ka theksuar Kurti.

    Për gjendjen në komunat veriore, ka thënë se duhet parandaluar ri-eskalimi, teksa ka shtuar se “kur s’ka protesta të dhunshme të planifikuara nga Beogradi zyrtar nuk ka deskalim të situatës”, raporton RTKlive.

    Ndërkaq për pjesëmarrjen e presidentit ukrainas në takim, Volodymyr Zelensky, Kurti ka thënë se i kontribuon Kosovës drejt integrimit në familjen evropiane. Kurti ka përmendur se në takim është nxjerrë një deklaratë e përbashkët, në të cilën është bërë thirrje për mbështetje të palëkundur për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve.

    “Në prag të samitit të Berlinit në Tiranë në këtë tetor, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE”, ka thënë kryeministri i vendit.

    Kryeministri Kurti ndër të tjerash ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

    Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka filluar fjalimin e tij duke përmendur përfaqësimin e Kosovës në 20 vjetorin e shënimit të fillimit të procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian, vizitë kjo e cila u organizua në Greqi.

    Ai ka thënë se në këtë vizitë ka potencuar se çdo shtet i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të zbatojnë një sërë kushte.

    “Ndërkaq në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin e shtetit në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësimin e mirë”, ka deklaruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark