×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ti po don, po nuk bohet”, Kurti porosi Beogradit për Asociacionin

    Insajderi
    09 December 2022 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi është duke mbajtur seancën e radhes në këtë seancë është duke folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti përmendi edhe kërkesat e vazhdueshme të Serbisë që Republika e Kosovës të themelojë Asociacionin.

    Kurti ka thënë që një kërkesë e tillë është fëmijërore.

    Ai ka thënë se s’mund të shtrosh kërkesa fëmijërore “Unë po dua”, duke shtuar tutje se “ti po don po nuk bohet”.

    “Nuk mundesh në dialog të shtrosh kërkesa fëmijërore. Këtë gjë po e bën Beogradi. Po thotë këtë gjë e dua për vete. Nuk mund të shtrosh kërkesa fëmijërore, unë po dua, ti po don po nuk bohet. Pra duhet ta imagjinosh çka ndodh nëse e njëjta gjë të shtrohet ty. Këtë duhet ta paraqesim gjithmonë, sepse kjo është një mënyrë tjetër për ta elaboruar pak më gjatë reciprocitetin si parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë Kurti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark