×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Blerim Isufaj dëshiron të bëhet Kryeprokuror i Shtetit përkundër vullnetit tonë

    Insajderi
    20 April 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkak i arrestimit të kryeshefit të KEK’ut, kryeministri Albin Kurti ka shpërthyer me një mori kritikash ndaj kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufajt i cili është edhe kandidat për kryeprokuror të shtetit.

    Kurti ka thënë se Isufaj po dëshiron të bëhet kryeprokuror pa dëshirën e qeverisë dhe presidencës.

    “Ky dëshiron të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të qeverisë, presidencës e kryeparlamentarit”.

    Tutje ai ka thënë se Isufaj nuk e ka asnjë rast të fituar në gjykatë.

    Ai ka përmendur edhe rastin e Dino Hasanajt për të cilin tha se prokurori Isufaj e ka cilësuar vrasjen e tij si vetëvrasje.

    “Unë nuk kam dyshim që në prokurorinë e shtetit dhe atë sa më lart aq më shumë, ekziston një disponim negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe kjo lidhet më shumë se askë tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Një prokuror i njohur në skenën publike i cili rastin e vrasjes së Dino Hasanajt e karakterizoi në vetëvrasje” tha Kurti në seancën e sotme të kuvendit. /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark