×
Insajderi / Insajderi

Kurti deklarohet pas takimit me Lajçakun- Nuk ka JO për Zajednicën

Insajderi
26 January 2023 - 11:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për takimin me të dërguarin amerikan nga Bashkimin Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me këtë rast Kurti i ka komentuar 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga qeveritë e kaluara përfshirë Asociacionin.

“Diplomacia fluturuese i është bashkangjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania e SHBA, ky propozim i ka pesë fjali dhe 10 nene gjithësej kur e patëm marrë patëm thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshmë një platëformë që na mundëson të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator që ai propozim të bëhet marrëveshje. Në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ekziston hierarki e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi.

Sipas Kurti, këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen nga fundi të sjellet i pari si parakusht.

Tutje, kryeministri theksoi se marrëveshja me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër, ndërsa shtoi se vetëm në këtë mënyrë normalizohen raportet Kosovë-Serbi.

Sa i përket takimit me Lajçak, Kurti e pranoi se është diskutuar për Asociacionin.

Ai e potencoi se marrëveshja e 2015’tës nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ka insitim nga faktori ndërkombëtar se Asociacioni të theksohet më shumë por ajo marrëveshje e 2015 nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e theksuar në kuptimin juridik sepse nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses. Unë e respektoj konfediancilitetin e bisedimeve por asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarik dhe nenet në propozimin e BE-së kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje”. /Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark