×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e denoncon kompaninë që lidhet me Lushtakët, për rastin e djegies së veturës së shefit të Auditorit të Brendshëm

    Insajderi
    10 October 2022 - 11:12

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas vizitës në SHSKUK, ka denoncuar dy kompani të sigurimeve për rastin e djegies së veturës së Drejtorit Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Njëra kompani lidhet me emrin e politikanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku, shkruan Insajderi

    Kurti ka thënë se dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

    “E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

    Potencojmë se kompania e sigurimit “Security Code” është e lidhur me emrin e Sami Lushtakut nga radhët e Partisë Demokratike, njëherit nënkryetari në komunën e Skenderajt.

    Siç mund të shihet nga të dhënat publike, në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve në Kosovë (ARBK), Milazim Lushtaku është bashkaksionar i kompanisë së përmendur nga kryeministri.

    Detajet rreth kompanisë mund t’i gjeni KËTU.

    Ndërkohë, Kurti është shprehur se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

    Shkrimi i plotë i Kurtit:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark