×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e auditorit u dogj derisa ai po raportonte në bord

    Insajderi
    07 October 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për herë të dytë është djegur vetura e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së, e për këtë ka reaguar bordi i këtij institucioni.

    Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka reaguar pas djegies së veturës së drejtorit të Auditorit të Brendshëm të këtij institucioni, Musa Vitisë.

    Bordi ka deklaruar se kjo ka ndodhur derisa Vitia po raportonte në mbledhjen e këtij organi, teksa kjo është vetura e dytë e Vitisë e djegur brenda pak javësh në të njëjtin vend, shkruan Insajderi.

    “Derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i  Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij  private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së”.

    “Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, kanë deklaruar nga Bordi Drejtues.

    ShSKUK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Vitia ka thënë se dyshon se kjo po i ndodh për shkak të punës së tij. Ai ka deklaruar se nuk ka ndonjë person në të cilin mund të dyshoj konkretisht.

    “Mund të jetë e lidhur me punën time. Tani për mua të gjithë janë të dyshuar. Nuk kam ndonjë dyshim konkret. Janë njoftuar Policia e Kosovës, ata janë duke u marr edhe me rastin e parë. Po pres që të zbardhen rastet, por jam  shumë i shqetësuar”, ka dekaruar Vitia për Gazetën Shneta.

    Vitia ushtron pozitën e shefit të Auditorit të Brendshëm që disa vite në SHSKUK. Në dy vitet e fundit disa auditime të brendshme të kryera nga zyra e tij kanë përfunduar në organet e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark