×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti e falënderon homologen lituaneze për mbështetjen në integrimin Euro-Atlantik

    Insajderi
    19 February 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologen e tij të Lituanisë, Ingrida Simonyte, në Mynih.

    Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet tyre, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

    Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark