×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti falënderon deputetët: Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë

    Insajderi
    17 November 2022 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023. Të njëjtit i ka falënderuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ky projektligj reflekton prioritetet e programit qeverisës, përfitues të së cilit janë qytetarët.

    “64 vota PËR në parim për buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023. Falënderoj secilin deputet dhe secilën deputete që përmes votës së tij dhe të saj i dha sot mbështetje në lexim të parë buxhetit për vitin e ardhshëm që reflekton prioritetet e programit qeverisës e nga i cili përfiton qytetari dhe Republika”.

    “Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për komunat. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark