×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti flet për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Duhet të ecim sa më shpejt që mundemi

    Insajderi
    07 March 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk ka ndonjë datë kur vendi do të aplikoj për anëtarsim në Bashkimin Evropian veçse këtë thotë se do ta bëjnë sivjet. Sipas tij, përcaktimi i një date nuk do t`u ndihmonte përgatitjeve.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, do ta bëjnë këtë vit, ndonëse nuk dha ndonjë datë se kur do ta bëjnë një gjë të tillë.

    Shefi i Qeverisë, tha se përcaktimi i një date nuk do të ju ndihmonte përgatitjeve të tyre.

    “Ne kemi thënë se do ta bëjmë sivjet. Me zhvillimet e reja gjeopolitike me siguri që na imponojnë një përshpejtim është i nevojshëm por nuk kemi një datë se kur do të mund të themi se do të aplikojmë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian”.

    “Dhe as në Këshillin e Evropës besoj që përcaktimi i një date tash nuk do të ju ndihmonte përgatitjeve tona dhe do të ishte objektivisht i pamundur për shkak se ka shumë punë për të mbërri ne atë pikë. Dhe për të shkuar duhet të ecim sa më shpejt që mundemi”, u shpreh Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark